Tani PO! Armando Broja shënon për Chelsean, mbetet i pandalshëm

Armando Broja është i pandalshëm me të rinjtë e Chelseat, ndërsa këtë herë e ka tundur rrjetën ndaj Fulhamit. Në minutën e 76 të takimit, sulmuesi shqiptar do të sillte barazimin për herë të dytë për londinezët U-18, ndërsa takimi u mbyll 2-2.

Miqtë e gjetën dy herë avantazhin, por pa mundur që të dalin me pikët maksimale. Pikërisht kjo gjetje e rrjetës e shpeshtë ka bërë që programet e ndryshme të rezultateve, çdo gol i të rinjëve të Chelseat t’i faturohet Brojës, ashtu si ndodhi edhe në humbjen 2-1 ndaj Valencias në “Uefa Youth League”, por këtë herë rrjeta u gje pikërisht nga sulmuesi i Brojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *