Talente dhe yje në fushë, Holandë-Angli luajnë finalen

Sot, luhet gjysmëfinalja e dytë e UEFA Nations League dhe pasi Portugalia arriti finalen mbrëmë, Holanda dhe Anglia do të diskutojnë biletën e dytë finaliste. Dy trajnerët, Ronald Kuman dhe Gareth Sauthgejt, kanë zgjedhur formacionet e tyre.

Te Holanda, ka shumë talente dhe shumë cilësi. Që në prapavijë, De Ligt-Van Dajk ofrojnë garanci, ndërsa De Jong do të jetë lojtari kyç në mesfushë. Ndërsa te Anglia, nuk ka shumë ndryshime, por vërehet mungesa e Heri Kejn. Sanço e nis titullar, ndërsa maja e sulmit i është besuar Rashfordit.

Holanda: Cilesen, Dumfris, De Ligt, Van Dajk, Blind, De Run, De Jong, Vijnaldum, Bergujin, Babel, Depai

Anglia: Pikford, Uolker, Meguajer, Stons, Çiluell, Rajs, Delf, Barkli, Sanço, Rashford, Sterling

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *