Superiorja luhet të shtunën, dy ndeshje me dyer të mbyllura

Kur kanë mbetur vetëm 5 javë deri në përfundimin e sezonit në Kategorinë Superiore, gara është e hapur për një ven dnë Europa League dhe për të përcaktuar skuadrën që do të shoqërojë Lushnjën në Kategorinë e Parë.

Java e 32-të do të luhet e gjitha të shtunën, me 3 ndeshje në orën 16.00 dhe dy ndeshje në 19.00.

Laçi-Skënderbeu do të luhet me dyer të mbyllura dhe korçarët kërkojnë të paktën një pikë, për të festuar titullin 4 ditë më vonë në rast suksesi në Lushnjë.

Partizani do të presë në mbrëmje Teutën dhe ashtu si në Laç, do të luhet pa tifozë, pasi Partizani është dënuar me dy ndeshje.

Kamza kundër Luftëtarit është një ndeshje e gjitha për t’u parë, sepse në lojë janë objektiva madhorë në të dy krahët dhe kush fiton, thuajse përmbush misionin e vet në këtë fund sezoni.

Diskutim i njëjtë për Flamurtari-Vllaznia, sfidë ku vlonjatët duan të mbajnë gjallë shpresat evropiane dhe Vllaznia kërkon të mbajë larg Teutën. Në fund, Kukësi pret Lushnjën dhe është rasti ideal për hakmarrje, pasi Lushnja ka fituar në Kukës këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *