Strategjia e Prengës, një veprim që shtangu tifozët e Laçit

Laçi luajti dje ndeshjen e fundit miqësore para ndeshjes me Anorthosis, duke triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj Kastriotit. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë të takimit, me dy gola nga Myrto Uzuni dhe një gol nga mesfushori me origjinë afrikane Bamidele Jampolski.

Natyrisht, ishte një ndeshje për të provuar lojtarë dhe skema, por trajneri Besnik Prenga rreth Mesit të pjesës së dytë habiti tifozët e pranishëm.

Kjo për faktin se urdhëroi Jampolskin që të dilte, por nuk e zëvendësoi, duke e lënë ekipin për rreth 10 minuta më një lojtar më pak.

Kjo ishte një strategji për të provuar skuadrën nën presionin e kundërshtarit, pasi edhe në Qipro skema do të jetë shumë mbrojtëse.

Më vonë Prenga bëri zëvendësime dhe e ktheu ekipin me 11 lojtarë në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *