Start perfekt, Rusia “masakron” Arabinë Saudite

Pritej start i mbarë i Rusisë vendase, por jo deri në këtë pikë. Triumf 5-0 ndaj Arabisë Saudite të varfër, që duket se në Botëror ka shkuar pa dashje.

Dominim total i Rusisë, që shënoi sa herë deshi dhe nuk u lodh shumë. Mbrojtja Saudite ishte mediokre, humbja ishte e merituar.

Gojkoviç shkëlqeu mbi të gjithë, me gol dhe dy asiste, ndërsa Çerishev u fut nga stoli dhe shënoi 2 gola.

A ishte Rusi e frikshme? E shohim më tej.

RUSI – ARABIA SAUDITE 5-0

Shënues: Gazinski 12′, Çerishev 43′, 90’+2, Xjuba 81′,Golovin 90’+5

90’+5 GOL RUSIA! Golovin e mbyll me festë. Gol direkt nga goditja e dënimit, i merituar për mesfushorin.

90’+2 GOL RUSIA! Sërish gol, sërish Çerdheve. Gol i bukur me të majtën nga sulmuesi, i cili është heroi u mbrëmjes.

43′ GOL RUSIA! Denis Çerishev, i sapofutur, gjen golin e sigurisë. Shumë minuta pa raste për shënim, por Golovin gjeti një korridor të bukur për sulmuesin e Vijarealit, i cili me pak fat shmangu dy mbrojtës dhe i vetëm me portierin nuk fali. Rusia dominuese.

12′ GOL RUSIA Kanë kaluar 10 minuta pa asnjë rast, por Rusia nis të duket rrezikshëm në zonën saudite dhe nga një goditje këndi vjen goli i parë i Kupës së Botës. Kros në zonë nga Zobnin, Juri Gazinski me kokë nuk gabon. Rusia në avantazh!

Ka mbaruar pritja, Kupa e Botës tashmë ka nisur.

Rusia vendase kundër Arabisë Saudite, mijëra tifozë në stadium, miliona para televizorit, spektakli më i madh në planet tashmë është duke u zhvilluar.

Rusët luajnë vetëm për fitore, grupi është i tillë që kundër Arabisë modeste duan të gjithë 3 pikët, por sauditët luajnë pa asnjë presion mbi vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *