Starova ka një këshillë: Kontrolloni edhe çakmakët në xhepat e tifozëve, jo më shfaqje

0

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet në një “Air Albania” të stërmbushur, me kapacitetin e plotë dhe ku tifozët do të ndjekin spektaklin e garantuar. Por gjithashtu ekziston disi edhe paniku për të parë atë që do të ndodhi, pasi luajnë dy ekipe me rivalitet të madh.

Pikërisht për këtë arsye, Sulejman Starova ka dhënë edhe një këshillë gjatë “Pressing” në “Abc Neës”, që tifozët të kontrollohen në imtësi.

“Njerëzit duhet që të kontrollohen në xhepa, t’i heqin edhe cakmakun, ashtu siç na i heqin kur shkojmë në Europë. Duhet që të mos shohim ato shfaqjet si në herët e fundit, që ta kemi si vitrinën më të mirë të futbollin dhe të krenohemi me të”, ka thënë Starova. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.