Kush është fytyra e vërtetë e Lazios? Në kampionat bën “ligjin”, në Europë… turpërohet

Zyrtarisht Lazio qendron për këtë vit jashtë “Europa League”. Të kaltrit kanë përfunduar të tretët në grup pas humbjes 2-0 ndaj francezëve të Rennes. Të mendosh që Lazio nuk është në formën e duhur, kjo hidhet poshtë nga krahasimi me performancat në kampionat.

Të besuarit e Inzaghit kanë rregjistruar shtatë fitore radhazi në Seria A, duke i hapur probleme edhe vet Juventusit kampion. Të renditesh si skuadra e tretë më e mirë midis 20 skuadrave dhe po të tretët mes 4 skuadrave është disi paradoksale. Celtic, Cluj dhe Rennes në letër nuk duken kundërshtarë të papërballueshëm nga “shqiponja” laciale. Por a dëshironte Lazio të qendonte në “Europa League”? Padyshim që jo.

Ndoshta në idenë dhe taktikën e italianëve ka mbizotëruar fokusi drejt Seria A, e aq më tepër kualifikuese për në “Champions League”. Ndryshe s’kanë si justifikohen paraqitjete dobëta në kupën europiane si dhe lënia në stolë e Strakoshës apo edhe në disa raste të lojtarëve kyç të skuadrës. Po tani kë fytyrë të besojmë se ka Lazio? Atë në Seria A apo në “Europa League”?…/Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online