“Spiunë” në Laç, kundërshtarët e radhës shohin nga afër ndeshjen

Kualifikimi nuk duket se është i vështirë për t’u përcaktuar, pasi me shumë mundësi Molde do të avancojë përpara pas fitores së ndeshjes së parë me rezultatin 3-0 kundër Laçit. Fituesi i çiftit ndërmjet Laçit dhe Moldes do të përballet me fituesin e çiftit Hibernian-Asteras Tripolis. Takimi i parë u mbyll me fitoren e Hibernianit me rezultatin 3-2.

Dy përfaqësues të këtij ekipi u pikasën në stadiumin e Laçit nga “Sport Ekspres”. Ata kanë mbërritur në Shqipëri për të parë nga afër dhe studiuar kundërshtarin e mundshëm të tyre, në rast se ata kualifikohen.

Takimi i sotëm ka një vlerë të madhe për ta dhe kjo tregon dhe njëherë nivelin e lartë të profesionalizmit që ka ky ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *