UEFA korrigjon vendimin, Nasri dënohet sërish

Samir Nasri duhej të ishte “Zidan i ri” pas fillimit fantastik të karrierës, por tashmë ka vite që karriera e tij është në rënie të lirë dhe për sjelljen e tij mund të përfshihet në formacionin e lojtarëve rebelë që e kanë shkatërruar vetë karrierën.

Francezi është dënuar sërish, pasi pezullimi i tij për doping është rritur nga 6 në 18 muaj, si pasojë e apelit të suksesshëm të inspektorit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA.

Në shkurt 31-vjeçari u dënua me 6 muaj pezullim, pasi kishte shkelur rregullat e Agjencisë Botërore Anti-Doping, duke iu nënshtruar një trajtimi shëndetësor me injeksione të ndaluara.

Sipas inspektorit, dënimi nuk ishte i mjaftueshëm dhe të mërkurën UEFA e zgjeroi pezullimin në 18 muaj.

Dënimi ka hyrë në fuqi në 1 korrik 2017, ndërsa Nasri nuk ka luajtur futboll prej nëntorit 2017. UEFA ka njoftuar se Nasri lejohet të kthehet në stërvitje me çdo klub prej 1 nëntorit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online