Spektakli i shëmtuar i Kategorisë së Dytë, aty ku sheh çudira dhe arbitra qesharakë

Për fat të keq, futbolli shqiptar ka si vitrinë Kategorinë Superiore, por poshtë saj çfarë nuk të shohin sytë. Nga rezultate 6-7 si një Besëlidhja-Mamurrasi para pak kohësh, e deri te rrahje masive si ajo në Përmet fundjavën e shkuar.

Për fat të keq, rrallë ka pamje nga ndeshjet, ndaj në përgjithësi akuzat nuk vërtetohen dot. Megjithatë, një ndër klubet e Kategorisë së Dytë që është serioz në aspektin e organizimit dhe i filmon ndeshjet është Orikumi. Qyteza e vogël afër Vlorës ka ndërtuar një ekip simpatik, por ndoshta ngjitja në Kategorinë e Parë nuk shihet me sy të mirë, sepse në disa ndeshje vendimet e arbitrave kanë qenë absurdë.

Para pak kohësh pamë çudira në Elbasani-Orikumi, ndërsa të dielën Orikumi barazoi 0-0 në Maliq. U luajt në moçal dhe është turp të shohësh fushën (në foton sipër), por ajo që bie në sy është se ka pasur edhe vendime arbitrale qesharake. Një penallti për Orikumin, mëse e qartë, nuk u vërshëllye dhe pati edhe karton për simulim (!), aq sa dikush me të drejtë mund të dyshojë: arbitri është i paaftë, apo e bëri me qëllim?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *