Presidenti në stërvitje, Halili përkrah tij

Presidenti Gjici ka marrë në dorë situatën te skuadër e tij. Diferenca është 9 pikë dhe do të tentojë që ta rifusë dhe një herë skuadrën e tij në luftën për titull. Skuadra zbriti në seancën stërvitore ditën e djeshme në orën 12:00, por ajo që ra në sy ishte prezenca e numrit një të klubit. Gjici ishte së bashku me menaxherin Naim Halili, ose ndryshe drejtorin sportiv të skuadrës. Halili nuk është larguar nga skuadra, madje tashmë është bashkuar me ekipin, megjithatë raportet e tij me trajnerin janë ende shumë të ftohta.

MERKATO

Merkato është te dera dhe Kukësi duhet t’i bëjë llogaritë mirë për skuadrën që do të ndërtojë, nëse vijon që të ketë ende pretendime madhore. Presidenti vetëm dy ditë më parë ja faturoi këtë situatë të skuadrës merkatos së dobët, por tashmë është një dilemë tjetër. Kush do ta bëjë merkaton te Kukësi. Halili gjithmonë ka qenë ai që projektonte ardhjen e lojtarëve, por pas fjalëve të Gjicit mbetet për t’u parë. Gvozdenoviç ka nisur punën në Ballkan ndërsa Milinkoviç e ka thënë shpesh se pret merkaton e janarit. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Gjici do të mbyllë hendekun mes trajnerit dhe drejtorit Halili, apo do të ketë një zgjidhje tjetër. Duhet zgjidhur kjo dilemë për të menduar më pas për merkaton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online