Spaleti: Sarri, ministër ekonomie. Kam fituar më parë në Napoli

Trajneri i Interit në të gjithë fushën: “Interi nuk ka frikë, edhe pse ata janë të jashtëzakonshëm. Do t’i sfidojmë në strofullin e tyre!”

Provimet nuk përfundojnë kurrë. Pas fitores në derbi, e shtata në tetë javët e para, Interi i Spaletit fluturon drejt Napolit për të kërkuar të ndalë kryesuesit. Pretendimet rriten por trajneri toskan nuk dridhet, edhe pse e pranon se “edhe ne duam të luajmë mirë si Napoli, por, për momentin nuk kemi arritur ta bëjmë ende këtë. Nuk është e thjeshtë t’ua heqësh atyre topin, e vetmja mundësi është ta mbajmë sa më shumë ne. Është normale që të quhet sfida e bukurisë dhe pragmatizmit, por ne po përmirësohemi dhe ndonjë shkallë edhe e kemi ngjitur”. Mbetet, gjithsesi një test i rëndësishëm. “Por kemi kaluar disa, – vijon Spaleti, – nëse jemi në këtë pikë do të thotë se kemi studiuar për provime”. Ai bën shaka edhe për rekordin evropian për shtyllat në favor. “Unë, me siguri kam erën pas krahëve, kam më shumë fat nga sa keni parë ju deri tani. Dhe kemi thërritur sërish një prift për të bërë meshë këtu në Pinetina”.

MORATI DHE SARRI – Atij i kujtohej kur Morati fliste për titullin. “Frazat e tij duhet të shihen në kontekstin e duhur. Ai ka fituar tituj dhe ta shohësh në dhomat e zhveshjes pas derbit me aq shumë ish-a na ka kënaqur”. Ndërsa në lidhje me ndeshjen në “San Paolo”, Spaleti thotë: “Napoli është një reklamë për futbollin italian, duhet të shkosh ta sfidosh sepse nëse e pret është më keq. Në disa momente ata janë perfektë dhe në tre vitet e fundit, edhe kur kanë humbur nuk kanë qenë më keq se kundërshtarët e tyre. Nëse Sarri do të vazhdonte të punonte në bankë, tani do të ishte bërë ministër ekonomie”.

SUKSESI  NË NAPOLI –  “A do të duhet për një ndeshje të tillë mund të duhet një lëvizje surprizë, ose jo? Për të qëndruar në krye, – vijon Spaleti, – duhet të jesh i aftë dhe kaq, të jesh i bindur që mund të fitosh ti në shumë momente të lojës. Duhet t’u krijosh atyre probleme të vazhdueshme. Sepse, në të kundërt, ata i zgjidhin shumë shpejt. Tani jemi brenda deri në grykë, pra do të shkojmë t’i sfidojmë në shtëpinë e tyre. S’ka nevojë t’u kujtoj të mijve se unë në Napoli kam fituar vitin e shkuar. Mjafton të shohësh reagimin e tyre pas golit të 2-2 me Milanin. Mentalitetin nuk mund ta transmetoj unë në ato momente ku ka zhgënjim, zhurma dhe trajneri s’mund të bëjnë dot gjë. Nëse do të mjaftonte ajo lojë e derbit për të mundur Napolin? Me Milanin kemi luftuar, edhe pse kemi dhuruar shumë raste për fajin tonë. Por nuk kemi humbur kurrë busullën. Napoli dhe Interi meritojnë të jenë lart, ne kemi punuar mirë, ndërsa ata kanë bërë shumë gjëra të bukura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *