Grezda: Osijeku më ka ndihmuar shumë, me Panuçin ka ndryshuar gjithçka

Mesfushori i talentuar 22-vjeçar flet për aventurën e tij të re në Kroaci, duke u ndalur te ecuria e këtij sezoni dhe te paraqitjet e tij, duke përfshirë rritjen e jashtëzakonshme në kombëtare

Eros Grezda ishte një ndër përforcimet më të rëndësishme të Osijekut verën e shkuar, i marrë në “paketë” nga Lokomotiva e Zagrebit, së bashku me talentin tjetër të mesfushës, Petar Boçkaj. Një ndryshim total ambienti, nga ekipi i vogël dhe i qetë i Zagrebit, te Osijeku me shumë tifozë, me eufori për pjesëmarrjen e parë europiane dhe presionin në rritje. Përshtatja ishte thelbësore, sepse si futbollist Grezda ka cilësi të shkëlqyera, sidomos në aspektin fizik. Shpejtësia e tij impresionuese është një virtyt i rëndësishëm, sepse rrallë ka pasur Osijeku lojtar më të shpejtë se ai në kampionatin kroat. Ishte një ndër lojtarët që trajneri i Osijekut, Zoran Zekiç, e kërkoi me çdo kusht në skuadër, duke kujtuar panikun që mbillte në mbrojtjen e Osijekut kur vishte fanellën e Lokomotivës. Në një intervistë për “glas-slavonije.hr”, ylli i ri i kombëtares shqiptare ka folur në lidhje me aventurën e tij të re dhe arsyet që e bënë të zgjidhte Osijekun.
“Vendimi për të ardhur te Osijeku është një hap i madh përpara në karrierën time. Pritshmëritë ishin më të mëdha dhe presioni ishte më i madh, çka çdo futbollist duhet ta përballojë, për t’u rritur në karrierë. Ç’mund të them për atmosferën? Te Lokomotiva luanim përballë shumë pak spektatorëve dhe atmosfera që kam përjetuar në stadiumin e Osijekut në ndeshjet ndërkombëtare ose në derbi ishte diçka vërtet e veçantë, speciale. Këtu shijohet vërtet futbolli”, shprehet Grezda.
– Në Osijek ekziston një komunitet i mirëorganizuar dhe i integruar shqiptar. Sa njerëz të kanë ndihmuar për t’u përshtatur në qytetin buzë Dravës?
– Kam dëgjuar për këtë gjë, por deri tani fatkeqësisht nuk jam takuar ende me këta njerëz. Për këtë arsye, rolin më të rëndësishëm në ambientimin tim e ka luajtur kapiteni ynë Borna Barishiç, me të cilin kam luajtur te Lokomotiva.
Ke shënuar 3 gola këtë sezon dhe ke dhënë edhe një asist. Nuk shënon pa fund, por e bën në ndeshjet më të rëndësishme, si ndaj Lucernës, apo në fitoren shumë të rëndësishme kundër Hajdukut të Splitit, apo avantazhin e përkohshëm në fushën e Dinamos së Zagrebit? A ndihesh “Zotëria Derbi” për Osijekun?
– Ha, ha, ha. Do ishte fantastike nëse do ta vazhdonim këtë seri në Rijeka, këtë fundjavë.
Gjithsesi, për t’ia dalë mbanë do të duhet të përsëritni 30 minutat e para të ndeshjes kundër Dinamos.
– Ishte një ndeshje e çuditshme, duhej të fitonim. Në fund, u larguam me një pikë dhe të mërzitur, por ishte një ndeshje mjaft e vështirë. Unë shënoj vetëm në derbi? Nuk është çudi, sepse në ndeshje të tilla ka më shumë hapësirë për mua dhe përfitoj nga shpejtësia ime, ndërsa si skuadër ne ndihemi më mirë kur kundërshtari luan hapur.
-Ju “funksiononi” më mirë me shqiptaro-maqedonasin Muzafer Ejupi. Ju kemi parë që flisni gjithmonë gjatë lojës.
– Flasim shqip dhe kundërshtarët nuk na kuptojnë. Ky është avantazhi ynë. Veç avantazhit gjuhësor, me Ejupin funksionoj mirë dhe dua që bashkëpunimi ynë të bëhet më konkret gjatë lojës.
Osijeku la pas një verë e shkëlqyer europiane. Rezultate shumë të mira në derbin e HNL-së, por edhe shumë gabime në ndeshjet “normale”?
– Kemi bërë shumë mirë në Europë. Humbëm vetëm për shkak të fatit kundër Austrisë, duke mos qenë në grupet e Ligës së Europës. Ndeshjet kundër PSV-së ishin sensacionale. Gjithashtu, kemi bërë ndeshje jo të mira në kampionatin kombëtar. Është shumë e vërtetë ajo që thoni ju, që ne si skuadër kemi probleme me ekipet që janë poshtë në tabelë, ndonëse duhet ta pranoj se kjo vjen nga lodhja europiane dhe është mëse normale. Ndeshjet e Europës janë imazhi i skuadrës tonë. Duhet të jemi në atë linjë dhe të gjejmë ekuilibrin për të luajtur siç kemi bërë në verë. Vera ishte diçka e mrekullueshme dhe na trazoi të gjithëve, por tani është ndryshe. Jemi futur në rutinën e takimeve të kampionatit kroat. Nuk kam asnjë dyshim, që shumë shpejt në ndeshjet brenda fushës tonë, por edhe jashtë do të kemi një nivel shumë të lartë, i krahasueshëm me ndeshjet e Europës. Vetëm duke luajtur kështu arrijmë objektivin që ka klubi këtë sezon.
-Është folur shumë për objektivin që mund të ketë kjo skuadër, Osijeku. U fol edhe për kreun, por tani duket i pamundur, ndërsa vendi i tretë duket sërish synimi real.
– Nuk duhet të mërzitemi, apo të mos bëjmë parashikime historike. Ndeshja me Dinamon na tregoi se mund të luajmë dhe të përballemi me më të fortët. Madje i kemi kualitetet. Por duhet ta fiksojmë në mendje, që në të gjithë ndeshjet e HNL-së, duhet të luajmë sikur ta kishim të fundit. Nëse e bëjmë mund të fitojmë edhe kampionatin.
-Të dielën ka sërish ndeshje derbi mes Osijekut dhe Rijekës, në një stadium ku bardheblutë nuk kanë fituar ende asnjë pikë.
– Personalisht, në çdo ndeshje hyj për të fituar, pa e llogaritur cili është në krahun tjetër. Në “Ruzica” nuk ka asnjëherë ndonjë atmosferë të këndshme për miqtë. Tifozët gjithmonë janë të papërmbajtshëm. Duket sikur luan kundër tyre. Thjesht, duhet të jemi të qetë dhe të presim siç bëmë në “Maksimir”. Osijeku nuk ka përse të ketë frikë askënd.
Tani jeni një yll edhe te Shqipëria.
– Me ardhjen e Kristian Panuçit në skuadër, pozicioni im është përmirësuar ndjeshëm. E shoh që ka shumë besim te mua dhe më ka projektuar për të qenë titullar në skuadrën e parë. Sipas mediave, dy paraqitjet e mia të fundit ishin të suksesshme. Kundër Spanjës isha lojtari më i mirë për ekipin e Shqipërisë, ndërsa kundër Italisë u shpalla lojtari i gjithë ndeshjes. Kjo do të më inkurajojë që të luaj edhe më mirë me Osijekun, sepse jam i vetëdijshëm se kjo është mënyra e vetme që të ruaj vendin në kombëtaren shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online