Spaleti e ka me armiqtë: Ka shumë ligësi ndaj Interit

0

Interi ka mundur 2-0 Kievon dhe është gjithnjë e më pranë kualifikimit për në Champions League. Pas ndeshjes trajneri Luçiano Spaleti foli për mediat, duke u ndalur më shumë te sulmey mediatike që i bëhen atij dhe Interit.

Fitorja – “Treguam pjekuri, edhe pas golit të parë nuk e ulëm përqendrimin, duke krijuar shumë raste, derisa shënuam edhe golin e dytë”.

 

Napoli javën e ardhshme – “Do jetë një ndeshje ndryshe, me më shumë hapësira. Napoli do sulmojë, do jetë më e lehtë për ne”.

Polemika me median – “Ka 3 muaj që Gazzetta dello Sport më sulmon, pastaj më bën të njëjtat pyetje. Tani më quajnë të marrë fund, të mbaruar, diçka dinë që më ofendojnë, por unë mbrohem dhe mbroj Interin, nuk jam nervoz. Gjatë sezonit ka momente kur klubi duhet të mbajë qëndrim, ka 8 vite që Interit i bëjnë të njëjtën gjë dhe duhet të mbrohet. Shih trajtim jo të barabartë, ndaj Interit shih ligësi dhe nuk është normale”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.