Sot testi me Lirinë, prova për të rinjtë

0

Verilindorët zbresin në fushë për të parën herë pas aventurën europiane. Milinkoviç do të vendosë për të ardhurit në provë

Kampionët i kanë deklaruar objektivat për sezonin e ardhshëm prej ditësh dhe duan të rrëmbejnë të gjithë trofetë e mundshëm, duke nisur nga Superkupa me Tiranën, titulli e më pas Kupa e Shqipërisë. në një projekt të ri, trajneri Mlladen Milinkoviç ka marrë të gjitha kompetencat për të ndërtuar një skuadër që të shpërblejë besimin e presidentit Gjici. Puna për sezonin e ri ka nisur me fillimin e muajit gusht dhe stafi teknik ka programuar një periudhë të ngjeshur stërvitore për lojtarët, duke u rezervuar takim dy herë në ditë. Pas gjashtë ditësh, tekniku serb dhe stafi i tij kanë krijuar një ide më të qartë rreth skuadrës.
MIQESORJA
Siç është raportuar prej ditësh, Kukësi do të zbresë në fushë sot në orën 17:30 dhe do të sfidojë Lirinë e Prizrenit. Në kuadër të bashkëpunimit mes dy klubeve, është programuar edhe miqësorja mes tyre. Ashtu si dhe në 25 mars, këto dy skuadra do të masin sërish forcat në një tjetër ndeshje miqësore. Në ndryshim nga takimi i parë që u luajt në Prizren, këtë herë ndeshja do të luhet në Pezë-Helmës. Edhe pse fillimisht u mendua që kjo ndeshje të luhet në Kukës, më pas u pa e arsyeshme që të zhvillohet në Tiranë.
LOJTARTËSot testi me Lirinë,
prova për të rinjtë

LOJTARTË E RINJ
Vetë trajneri Milinkoviç vuri në dukje se do u japë prioritet të rinjve. Prej ditësh në kampin stërvitor të Kukësit janë mjaft të rinj kuksianë dhe jo vetëm, të cilët po tentojnë të bindin stafin teknik për aftësitë e tyre, megjithatë testi më i mirë pritet të jetë ndeshja e sotme. Përveç djemve nga Kukësi, mundësia do u jepet edhe dy kosovarëve, Arti Krasniqi dhe Dren Gashi, si dhe dy nigerianëve, Samuel Gilmore dhe Idakuo Eçhe. Synimi i Kukësit është që në fazën përgatitore të udhëtojë grupi i plotë, pra merkato të mbyllet para datës 15 gusht.
TRAJNERËT
Bledi Shkëmbi do të rikthehet në Shqipëri, por ndryshe nga më parë, këtë herë si kundërshtar në rolin e trajnerit. Përballë tij do të jetë Mlladen Milinkoviç, i cili do të bëjë debutimin në stolin e kampionëve. Në festën e titullit në Kukës, presidenti Safet Gjici deklaroi se Shkëmbi mund të jetë në një të ardhme “timonieri” i skuadrës së tij. Korçari ka bërë mirë në radhët e Lirisë dhe deri më tani po rezulton një trajner i suksesshëm. Nëse do të arrijë që ta mundë skuadrën e Gjicit, atëherë nuk do të ishte aspak çudi që në një të ardhme jo shumë të largët, Shkëmbi të jetë në krye të pankinës së Kukësit.
E RINJ

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here