Skënderbeu fiton Superkupën, Shehi e nis me “fishekzjarre”!

Skënderbeu e nis më së miri sezonin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, i pari trofei epokës “Shehi”, që mund të buzëqeshë, pasi në fushë u pa jo vetëm një skuadër bindëse, si ajo korçare, por që ka edhe mundësi të rritet, duke pasur të rinj interesantë.

Megjithatë, në pak kohë, bardhekuqtë janë rritur shumë dhe merita i shkon sidomos trajnerit Orges Shehi. Sakaq, Laçi ka luajtur në sulm dhe nuk është kursyer aspak, me Uzunin më të mirin për kurbinasit.

SUPERKUPA E SHQIPËRISË

SKËNDERBEU 3-2 LAÇI

Shënues: Aliti 54′, Muzaka 64′ (p), Bregu 71’/ Lushkja 48′, Xhixha 84′

GOLAT

48’ – Nuk largohet siç duhet një top nga mbrojtja e Skënderbeut, Lushkja është vigjilent dhe me një goditje të fortë mposht portierin Teqja.

54’ Aliti rikthen ekuilibrin në “Selman Stërmasi”. Aliti tregohet i saktë pas një harkimi nga këndi.

64′ Bregu pengohet në zonë, penallti për Skënderbeunb. Muzaka realizon me penallti, një parabolë perfekte, portieri mposhtet.

71′ Bregu realizon të tretin. Dalja e gabuar e portierit Selmani bën që sulmuesi të mos gabojë me portën thuajse të boshatisur… Ka tension pas golit, pasi hidhen disa shishe në fushë dhe ofendime ndaj tifozëve korçarë në tribunë…

84′ Xhixha përfiton nga shpërqendrimi korçar në mbrojtje dhe realizon për Laçin

EPISODET

90’+3 – Uzuni provon të barazojë, por goditja e tij diagonale del ngjitur me shtyllën

40′ – Super Uzuni nga e majta, tentativa e tij qendrore devijohet nga Teqja.

37’ – Krasniqi rrezikon seriozisht portën e Laçit. Harkimi i Gripshit devijohet nga Krasniqi, por është vigjilent Selmani që i mohon golin me një superpritje.

35′ – Gripshi provon të befasojë, por goditja e tij neutralizohet nga portieri Selmani.

18′ – Bregu rrezikon sërish, por e djathta e tij nuk shkon në kuadrat.

17′ – Lushkja bukur depërton nga e majta, por goditja e tij neutralizohet nga Teqja.

7′ – Bregu provon të rrezikojë me një goditje me të djathtën, topi shkon ngjitur me shtyllën.

6’ – Jonuzi provon me një goditje të befasishme, topi devijohet dhe shmanget rreziku në portën korçare.

1′ – NIS NDESHJA!

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Demte, Dita, Gripshi, Krasniqi, Bregu. Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Lulaj, Mara, Pëllumbi, Oto Xhon, Sambou.

Laçi: Selmani, Sefgjini, Fangaj, Jonuzi, Uzuni, Bushi, Gjini, Shtubina, Xhixha, Lushkja, Eler. Trajner: Artan Mërgjyshi. Të gatshëm: Hasanbelli, Zogaj, Prenga, Popaj, Smaçi, Ujka, Hadroj.

Gjyqtarë: J. Xhaja, R. Avdo, R. Çokaj, A. Beqiri.

Delegat: L. Nurishmi; Vëzhgues: P. Pjetrushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *