Alegri zbulon objektivin kryesor: Ronaldo profesionist… unik

Në një prononcim për “Sky Sport”, Maks Alegri, ka folur për ekipin bardhezi mbas miqësores brenda familjes. Trajneri shpall objektivin kryesor për sezonin e ri dhe është i lumtur për kontingjentin që zotëron, por fundjavën tjetër nisin ndeshjet e vërteta dhe duhet vrapuar për të fituar.

Super Juventus – “Në letër ky është ekipi më i fortë që kam trajnuar, por fusha i tregon të gjitha. Drejtuesit e kanë përmirësuar skuadrën krahasuar me sezonin e kaluar. Të shtunën nis kampionati dhe përballë Kievos duhet të vrapojmë, të luajmë mirë dhe të fitojmë ndeshjen. Sivjet kemi ambicien pët të tentuar të fitojmë Champions Ligën.

Miqësorja – “Djemtë e morën seriozisht ndeshjen e sotme dhe kjo është një çështje mentaliteti dhe inteligjence. Afrimet e Ronaldos, Emre Çan, Spinazolës dhe Kanselos kanë rritur entuziazmin, por diçka e tillë duhet venitur, sepse na duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur. Duhet të zbresim në fushë dhe ta bëjmë një gjë të tillë.”

Champions League – “Ambicia për të fituar Champions-in këtë vit është më e lartë se sezonet e kaluara, por duhet ta tregojmë në fushë diçka të tillë, sepse askush nuk ti dhuron trofetë pa i merituar në fushën e blertë. Ronaldo na ka shtuar kualitetin dhe eksperiencën e nevojshme në nivelin ndërkombëtar dhe kjo mund të jetë një stimul për të rritur lojtarët e rinj dhe gjithë ambientin. Por kjo nuk duhet të na bëjë të heqim dorë nga karakteristikat e Juventusit, që janë dëshira për të fituar nëpërmjet punës dhe sakrificës. Edhe skuadrat e tjera, si Reali, i cili ka fituar katër Champions në pesë vitet e fundit, kanë fituar dhe sakrifikuar dhe askush nuk të dhuron gjë. Ky duhet të jetë Juventusi i këtij viti. Asgjë nuk duhet të ndryshojë dhe siç e përsëris gjithmonë, duhet shumë ekuilibër dhe qetësi.

Bonuçi & Ronaldo – “Bonuçin e rigjeta mirë dhe mund të them që Leo është një lojtar i rëndësishëm me eksperiencë dhe e ka rritur nivelin teknik të repartit të mbrojtjes. Sa i përket Ronaldos, më kishin thënë që është një profesionist i madh. Rezultatet nuk arrihen rastësisht dhe një lojtar, i cili ka fituar 5 topa të artë, shumë herë titullin e golashënuesit më të mirë dhe gjithçka tjetër dhe mbi të gjitha ai dëshiron të fitojë gjithmonë. Kjo është dëshmia që Juventus ka blerë një futbollist të madh si në fushë, por sidomos jashtë saj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online