Sirena nga Italia, Fekir drejt Serie A?

Napoli po e humbet durimin me Hames Rodrigez dhe ka filluar të shohë për ndonjë alternativë tjetër. Ardhja e kolumbianit është kthyer në një telenovelë dhe De Laurentis nuk dëshiron të humbasë kohë.

Sipas “RMC Sport”, Napoli synon të transferojë në San Paolo Nebil Fekir, fantazistin e Lionit. 26-vjeçarit i përfundon kontrata me ekipin francez verën e ardhshëm dhe largimi i tij është i pashmangshëm.

Gjatë kësaj periudhe u përfol për një transferim të tij te Betis Sevija, por akordi përfundimtar nuk është arritur. Ideja e të luajturit në Serie A dhe Champions Ligë (te Betis nuk e bën dot) e tundon francezin, ndërsa kartoni i tij kushton 25-30 milionë euro.

Avantazhi i Napolit është edhe agjenti i Fekir, për të cilin interesohet edhe Milani. Ai është Horge Mendez, i cili ka raporte fantastike me Aurelio De Laurentis. Portugezi po punon edhe për transferimin e Hames Rodrigez. Nëse nuk ia del, është gati t’i “dhurojë” Nabil Fekir nënkampionëve të Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *