Shumë raste, zero gola, ka paqe në Durrës!

Teuta dhe Flamurtari janë ndarë në paqe pa gola në “Niko Dovana”, teksa duhet thënë se skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka kërkuar deri në fund golin e fitores, që nuk ka ardhur pasi sulmuesit kanë shpërdoruar pa masë, si Traore apo Kamara, ndërsa në pjesën e parë loja ka folur më shumë për kuqezinjtë.

Një superparaqitje edhe për portierin Isli Hidi, shpëtimtar i portës së durrsakëve në më shumë se një rast, duke i thënë “jo” Bathës, Hysenit e kështu me radhë.

Ka qenë ndeshje e bukur dhe me emocione, përtej rezultatit.

Të dyja palët luajnë me një skemë elastike, që kalon me 4-3-3 në fazën sulmuese, ndaj pritet një ndeshje e bukur dhe ndoshta më me sukses e gola se sfidat e tjera të javës hapëse.

E diel, ora 16.45, Niko Dovana, Durrës

Teuta – Flamurtari 0-0

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Osmani, Bicaj, Hakaj, Avdyli, Sidibe, Kruja, Traore, Kamara, Latif.

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Deliaj, Kotobelli, Musta, Useini, Batha, Hyseni, Torasa, Bushiç

Arbitra: A. Beqiri, E. Barushi, D. Myftari, K. Cjapi

EPISODET

1′ Starton sfida Teuta-Flamurtari, “Niko Dovana”

6’ Avdyli është ai që merr përsipër të driblojë dy futbollistë të Flamurtarit dhe më pas godet, por gjen devijimin e mbrojtësit kuqezi

7’ Hakaj provon me një predhë të vërtetë nga rreth 25 metra por topi del jashtë kuadratit

20′ Torrasa rrëzohet në zonë pas ndërhyrjes së Hakajt, por gjyqtari vijon lojën, mes protestave të kuqzinjve, që kërkonin penallti

28′ Flamurtari i afrohet golit me Bathën, që devijon me kokë, por Hidi përgjigjet super!

42′ Traore me një silurë, topi për pak përfundon në rrjetë. Kundërsulm thuajse vrasës i Teutës

45’+1 Super Isli Hidi. Në goditjen e dënimit nga krahu, krosimi arrin në zemër të zonës durrsake dhe Hyseni devijon i sigurt për në rrjetë, por portieri i Teutës i thotë “jo”

45′ Mbyllet pjesa e parë, ende 0-0

46′ Nis pjesa e dytë.

49′ Tension në fushë, me Bathën dhe Osmanin protagonistë

84?  Sa pranë golit Teuta. Kamara i vetëm përballë portës, por vonohet dhe kështu që humbet shansin më të arë të ndeshjes

86’ Latif ka shansin e artë, por shpërdoron me kokë

87’ Bushic provon, Hidi sërish spektakolar

90’+3 Mbyllet takimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *