Një sinjal i qartë vjen nga Rusia për Silvinjon, Mirlind Daku mund të fitojë gjithçka dhe të mposht urrejtjen ndaj shqiptarëve

Në Rusi nuk ekziston një dashuri e madhe karshi shqiptarëve, përkundrazi, Mario Mitaj e ka provuar mbi shpatulla. “Nëse nuk do të ishte për Shqipërinë, do të isha në stol akoma te Lokomotiva”, tha Mitaj disa kohë më parë në Koha Shtesë.

Zakonisht lojtarët që shkëlqejnë në klube luajnë në Kombëtare, por me Mitajn ndodhi e kundërta, duhej të shkëlqente me Shqipërinë që në Rusi ta fusnin në fushë, të detyruar.

Mirlind Daku është lojtari tjetër në një formë fantastike me golat e shënuar në Rusi. Ky sulmues po konkurron për çmimin e lojtarit dhe sulmuesit më të mirë të vitit. Një sinjal i qartë ky për Silvinjon që Daku nuk mund të mbetet jashtë EURO24. /Sport Ekspres/