“Performancë brilante”, media italiane shpall Kumbullën më të mirin kundër Interit: Mbron mirë në zonën e Sasuolos

Marash Kumbulla ka shkëlqyer në përballjen e djeshme mes Sasuolos dhe Interit. Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar me notën 7 nga OA Calcio, nota më e lartë te vendasit.

“Performamcë e madhe e mbrojtësit shqiptar. Mbron mirë në zonë dhe është i kujdesshëm në markim, veçanërisht atje ku ka shikimin, te Sanchez, merr të gjitha masat kundër tij”, shkruan media italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/