VIDEO/ Me lot në sy dhe emocione të forta, Reus përshëndetet me tifozët e zjarrtë të Dortmundit pas 12 vitesh qëndrim

Dje Borussia Dortmund ka mposhtur Augsburgun me rezultat 5-1 në ndeshjen e javës së 32-të të Bundesligës dhe në qendër të vëmendjes ishte Marco Reus, i cili të premten njoftoi se do të largohej nga ky klub pas 12 vitesh.

Dje ky futbollist mori emocionet e fundit para Murit të Verdhë. Pas përfundimit të ndeshjes, Reus qëndroi më gjatë në fushë dhe pati një xhiro nderi gjatë së cilës mori një ovacion të madh nga tifozët e Dortmundit. Por, siç pritej, ai qëndroi më së shumti përballë Murit të Verdhë, ku fansat më të zjarrtë bënë skena të paharrueshme.

Tifozët më të zjarrtë të vendasve e përshëndetën Reusin me një ovacion të madh dhe brohoritën për të, ndërsa ai nuk mundi t’i fshehte lotët pasi skenat ishin vërtet mjaft emocionuese. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/