Mërgjyshi i kënaqur me pikën dhe me sytë nga merkato: Ky grup nuk dorëzohet kurrë

Laçi arriti të merrte një pikë në përballjen me Kukësin dhe Artan Mërgjyshi është i kënaqur. Në prononcimin mbas ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i bardhezinjve flet për ndeshjen, pikën e marrë, merkaton dhe “sekretin” e ekipit.

Barazimi – “Kjo është një nisje pozitive për ne, sidomos përballë një skuadre si Kukësi, që ka shumë eksperiencë dhe një kontingjent lojtarësh me dy formacione. Goli na goditi dhe pjesën e dytë e nisëm me frikë. Në pjesën e dytë, Kukësi kishte mundësi të në shënonte sërish, por nuk e humbëm besimin dhe goli nuk erdhi rastësisht. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme, sidomos në aspektin e besimit. Kemi djem të rinj dhe ka rëndësi që të rrisim besimin e tyre.”

Uzuni – “Lojtari është përmirësuar shumë krahasuar me periudhën kur unë e stërvisja tek Apolonia. Ai ka talent dhe ndodhet në klubin e duhur për t’u rritur akoma më shumë, sepse në Laç është krijuar një ambient i mirë për zhvillimin e talenteve. Përveç tij kemi dhe lojtarë të tjerë të talentuar si: Xhixha, Smaçi, por na nevojiten disa afrime të tjera që të na shtojnë eksperiencën në ekip, sepse kampionati është i gjatë. Megjithatë, më ngroh dëshira e këtyre djemve për t’u stërvitur dhe ata punojnë të gjithë si ushtarë.”

Merkato – “Kemi nevojë për një qendërmbrojtës me eksperiencë dhe një sulmues. Kemi afruar një mbrojtës nga Kili, por ai nuk është në formën më të mirë fizike dhe nuk është gati për ndeshje. Na nevojitet dhe një sulmues. Xhixha është i talentuar dhe ka bërë mirë në Superkupë dhe sot, por ai është vetëm 19 vjeç. Kemi nevojë dhe për një anësor ofensiv në krahun e djathtë, sepse aty kemi një lojtar të ri, por është një rol që duhet të përforcohemi.”

Mentaliteti – “Kam gjetur një ekip të stërvitur mirë dhe falënderoj paraardhësit e mi për këtë fakt. Kemi një grup djemsh me karakter dhe ekipi nuk dorëzohet kurrë. Laçi lufton fort dhe nuk ka frikë asnjë kundërshtar. Ky është mentaliteti jonë dhe filozofia që është ndërtuar te Laçi gjatë viteve të fundit”, përfundon trajneri i bardhezinjve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online