Shtyhet prezantimi i Dajës, pezull edhe merkatoja

Jemi një muaj e gjysmë larg fillimit të kampionatit dhe në Vlorë nuk ka asnjë të re, përveç rinovimit të disa titullarëve nga sezoni i shkuar. Do të qëndrojnë disa titullarë, por duhen zëvendësuar shumë të tjerë, duke nisur nga portieri Nurkoviç, mbrojtësi Bicaj e me radhë, pasi ka shumë pikëpyetje.

Megjithatë, se pari duhet trajneri dhe mungon firma dhe prezantimi i Ilir Dajës. Sportekspres mëson se dita e parashikuar për nisjen e punës është shtyrë, nga e hëna për të mërkurën. Kështu, nesër në Vlorë nuk ka grumbullim.

Kjo vjen nga fakti se administratori Sinan Idrizi vjen të mërkurën nga Turqia.

Atë ditë parashikohen firma me Dajën, por edhe vendosja e piketave në merkato.

Së pari, do të diskutohen kërkesat e trajnerit kampion, sepse Daja kërkon të marrë në Vlorë Micin, Osmanin e Muzakën nga Skënderbeu. Të tre me shumë eksperiencë, por edhe pikëpyetje, sepse Mici do merrte vendin e Mustës, ndërsa Muzaka e Osmani konsiderohen në fund të karrierës dhe Tefiku në Vlorë nuk ka shumë miq mes tifozëve, përkundrazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *