Shtubina: Laçi pret shumë prej meje, por nuk e ndjej presionin

0

Mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina është një ndër përforcimet e Laçit në merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për futbollistin me më shumë eksperiencë në ekipin e ri kurbinas. Edhe vetë Shtubina, duke folur për Supersportin, e pranon se prej tij pritet shumë: “Skuadra i ka sytë nga unë, sepse kam ardhur ta ndihmoj ekipin. Është pak siklet, por kam një moshë që nuk e ndjej presionin. E vetmja gjë që më duhet është të marr ngarkesën në stërvitje dhe ta marr gradualisht që mos të ngutem”.

Largimi nga Kukësi natyrisht që e ka mërzitur Shtubinën, i cili e mendonte ndryshe kalimin te kampionët në fuqi, por tashmë në mendje është Laçi: “Tashmë ndihem mirë, sepse jam afruar edhe me shokët. Mendoj se do të bëjmë një punë të mirë por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kjo skuadër ka shumë grintë dhe dëshirë për të fituar. Besoj që e ka të ardhmen të garantuar dhe do të bëjmë një sezon të mirë”.

Mbijetesa apo Europa, Shtubina zgjedh: “Mund të shkojmë në Europë, sepse në Shqipëri diferencat janë të vogla dhe fiton ajo skuadër që ka më tepër dëshirë dhe që vrapon më shumë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.