Shqipëria kërkon mrekullinë, të premten ndaj Zvicrës

0

Pas kualifikimit fantastik në turin e parë, duke eliminuar edhe Greqinë në Elbasan, Shqipëria në futboll për femra do të nisë të premten fazën finale kualifikuese, në një grup me Zvicrën, Bjellorusinë dhe Poloninë.

Sfida e parë luhet të premten në Elbasan Arena dhe vajzat kuqezi kërkojnë të befasojnë sërish, edhe pse natyrisht nuk jemi favoritë.

Sot në konferencë për shtyp janë shfaqur dy futbolliste të kombëtares, Marigona Zani dhe Megi Doçi.

Marigona Zani u shpreh: “U paraqitëm mirë në fazën paraeliminatore dhe besoj se me këtë eksperiencë do të japim maksimumin në ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Zvicrës. Zvicra është një skuadër që ka më tepër vite se ne, është më e konsoliduar dhe luan në turne të mëdhenj. Nuk e kemi rolin e favoritit në grup, por për ne është eksperiencë e madhe që luajmë ndaj këtyre kundërshtarëve. E kemi grupin shumë të vështirë, por do të tentojmë. Të gjitha vajzat e Kombëtares e dinë se me kë do të luajmë dhe duhet të japim maksimumin për të nxjerrë rezultat. Nuk mendojmë vetëm për barazimin. Atë do t’ia lëmë fushës, të japim më të mirën dhe shpresojmë që rezultatet do të vijnë. Kundër Zvicrës detyrën më të madhe do ta ketë mbrojtja, sepse ky kundërshtar e ka sulmin shumë të mirë”.

Ndërkaq, golshënuesja Megi Doçi deklaroi: “E dimë që kemi ekipe shumë të mira përballë, por do ti marrim ndeshjet një nga një. Do të japim më të mirën në fushë dhe ndaj Zvicrës nuk do të luajmë si inferiorë, pavarësisht se ata kanë më tepër vite si skuadër se ne dhe do të bëjmë më të mirën. Kemi kundërshtarë shumë të fortë përballë, por do të hyjmë në fushë për të dhënë më të mirën dhe shpresoj. Jemi shumë mirë në aspektin e kondicionit. Jemi rreth 7 lojtare nga Vllaznia që jemi pjesë e Kombëtares”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image