Kastrioti nuk ndalet te skuadra, edhe uniformat shumë cilësore

Këtë verë Kategoria e Parë ka pasur si protagonist të madh në merkato Kastriotin, që ka nisur një projekt mjaft ambicioz dhe ka ndërtuar një skuadër shumë cilësore, të paktën në letër, me trajnerin Samuel Nikaj që ka marrë përsipër misionin e ngjitjes në Superiore.

Megjithatë, në klubin krutan nuk ndalen vetëm te përforcimet cilësore, sepse për të pasur sukses dhe për të qenë seriozë imazhi ka shumë rëndësi.

Kështu, tashmë në Krujë janë pajisur me uniformat e reja, dizenjuar dhe prodhuar nga kompania Macron, që furnizon disa klube, por edhe kombëtaren shqiptare, me uniforma.

Një uniformë krejtësisht e kuqezi, me vija anësore të bardha, një kthim te tradita, sepse edhe para disa vitesh, kur luante me sukses në Superiore, Kastrioti ka përdorur këtë model.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online