Shqipëri e pafat, Ukraina na mund me një gabim tonin

0

Ndeshja e parë kualifikuese e Euopianit U-19 na sheh të humbur, edhe pse jo të mposhtur me lojë.

Shqipëria e e Erjon Bogdanit luajti 90 minuta shumë të mira ndaj një rivali superior, duke u mundur 1-0, me një gol të shënuar më shumë për fajin tonë, sesa për meritë të kundërshtarit.

Ritëm i lartë, ndeshje e bukur, raste të shumta për gol nga tanët, por goli nuk doli, për fajin tonë apo për meritë të portierit kundërshtar. Ndërkaq, pati edhe një 11-metërsh në favor të Ukrainës sapo nisi pjesa e dytë, por portieri i Flamurtarit Pano Qirko priti bukur, duke mbajtur në lojë deri në fund kuqezinjtë.

Luajtëm realisht mirë dhe tifozët në Selman Stërmasi u zbavitën, duke e kuotuar se kombëtarja e Bogdanit ka të ardhme. Kemi edhe Norvegjinë e Malin e Zi përpara, nëse fitojmë, kualifikohemi me shumë gjasa.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here