Sadiku: Të luajmë si me Izraelin, t’i tregojmë edhe Panuçit sa vlejmë

Armando Sadiku ka dalë sot para gazetarëve në Durrës, duke folur për ndeshjet e radhës dhe duke komentuar edhe situatën e tij te Legia, ku në fakt po has shumë probleme dhe ditët e fundit ka pasur edhe një agresion nga tifozët kundrejt skuadrës. “Është e vërtetë që u mërzitëm pas derbit në Poloni. Gazetarët dhe mediat e kanë ekzagjeruar pak. Kemi pasur thjesht një takim me tifozët, nuk ka ndodhur asgjë tjetër. Thjesht u mërzitëm pasi për ne dhe tifozët ishte për jetë a vdekje. Personalisht ndihem mirë, kam luajtur rregullisht. Nëse kam qëndruar ndonjëherë në bankinë, ka ndodhur pasi kemi pasur shumë ndeshje. Jam gati të jap kontributin tim për Kombëtaren, më pas edhe për Legian, ku po kalojmë një moment të vështirë”.

Spanja – “Janë lojtarë të një klasi tjetër, luajnë në ekipet më të mira në botë. Ndeshjen e parë e kam parë nga televizori, por e besoj se do të jetë e vështirë, si të prekësh topin, si në duele, por megjithatë nëse e tregojmë veten si në Europian, si me Izraelin, duke luajtur fort si grup, mund të bëjmë më mirë. Nëse mendojmë individualisht se mund të bëjmë diçka më shumë gabojmë. Duhet të luajmë si grup, e nëse e bëjmë do ia dalim”.

Synimi personal – “Do doja t’u shënoja të dyja ekipeve, as që diskutohet. Siç e thashë edhe më parë, nëse luajmë si grup si në ndeshjet e mëparshme, do mundohemi të marrim rezultat pozitiv. Shpresoj që të shënoj. Do ishte super, por perfekte do ishte edhe po të merrnim ndonjë pikë. Gjithmonë kur vij në Kombëtare mendoj që të lë gjurmë. Edhe në ndeshjet që kam munguar, qaj përbrenda mese se nuk jam në fushë. Në çdo ndeshje kërkoj të lë gjurmë, të bëj diçka që se ka bërë askush, pasi kam besim te vetja. Çdoherë mundohem të bëj më të mirën. Në të gjitha ndeshjet kemi dhënë më të mirën. Fati deshi që të kishim këto ekipe të forta në grup. Kemi bërë më të mirën, këto ndeshje do mundohemi të gjithë t’i themi trajnerit të ri që e meritojmë Kombëtaren. Është një parapërgatitje për kualifikueset e Europianit”..

De Biazi tek Alavesi – “Nuk është se kam pasur ndonjë kontakt. I kam uruar për detyrën e re. Para disa ditësh më ka shkruar që nëse fitojmë do i bëjmë nder Italisë”.

Spanja e Italia kanë gjithashtu mungesa – “Ata si me mungesa, si pa mungesa, kanë lojtarë klasi që luajnë në ekipet më të mira në botë. Ne nuk kemi presion, por e dimë që përballë kemi një kundërshtar të nivelit të lartë në fushë. Ata kanë shumë lojtarë që mund t’i zëvendësojnë dhe kanë të njëjtin kualitet.”

Impenjimi i kuqezinjve – “Nuk është çështje presioni, por trajneri ka ardhur i ri, ishim mësuar me De Biazin dhe na njihte mirë. Tani shikohet edhe në stërvitje që të japin më të mirë, për t’i treguar trajnerit të ri që duan të luajnë. Ai ka futur një frymë të re dhe ne na duhet të përshtatemi pak. Ai po provat e tij për të krijuar një ide të qartë,. Duhet t’i japim kohë dhe shpresojmë të shkojë gjithçka mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online