Shqipëri-Izrael ndeshje me rrezikshmëri, paralajmërimi nga DASH

Ndeshja e së premtes, ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, në “Elbasan Arena” mbetet një përballje me nivel rrezikshmërie, edhe pse për momentin nuk ekziston asnjë kërcënim apo informacion konkret kundër përfaqësueses mik, apo shtetasve të tjerë të huaj në vendin tonë.

Megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), paralajmëroi shtetasit amerikanë që të evitojnë të gjenden në afërsi të stadiumit të qytetit të Elbasanit gjatë mbrëmjes, kur ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve, do të nisë në orën 20:45. Mesazhi është dhënë në adresën zyrtare në “twitter”.

“Paralajmërim për Shqipërinë: Më 7 shtator në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja e futbollit ndërmjet përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Izraelit. Deri më tani nuk kemi sinjalizime rreth ndonjë rreziku të mundshëm për shtetasit amerikanë. Megjithatë, i këshillojmë qytetarët e Shteteve të Bashkuara që të tregohen të kujdesshëm në zonën rreth stadiumit të Elbasanit, përpara dhe gjatë ndeshjes”, shkruhej në mesazhin e publikuar nga DASH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *