Shkumbini i ri nis nga Bano, ja plani

0

Pas rënies në Kategorinë e Dytë, peqinasit po mendojnë për ringritjen e ekipit dhe kthimin në Kategorinë e Parë. Pas takimit me Kryetarin e Bashkisë, z. Hasalla, i cili mban edhe pozicionin e presidentit te klubit, administratori Astri Isai i është rikthyer punës për ndërtimin e skuadrës.

Së pari, pas kontakteve dhe bisedimeve disa ditore, ka ardhur konfirmimi i trajneri Artan Bano në krye të pankinës peqinase. Po ashtu Isai konfirmon se është biseduar me lojtarët e ekipit për të marrë gatishmërine e tyre në shërbim të ringritjes së Shkumbinit.

Gjithccka nis nga puna prej datës 1 gusht dhe me interes pritet të shihet se kush do të jetë nën urdhrat e trajnerit Artan Bano. Shkumbini do të kërkojë të dominojë në Kategorinë e Dytë dhe ta lërë sa më shpejt këtë nivel të futbollit shqiptar. /LULZIM RESULI/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.