Shkëlqim Muça i bindur: Skënderbeu do dënohet

Pritet me ankth në Korçë vendimi i UEFA-s, pas kërkesës për përjashtim të Skënderbeut për 10 vite nga Kupat e Europës, por vendimi do të vijë pas disa javësh, edhe për faktin se kampionati është në kulmin e vet dhe ndoshta një vendim për Skënderbeun që tani do të krijonte shumë probleme.

Ndërkaq, ish-trajneri i njohur Shkëlqim Muça, i cili ka drejtuar edhe vetë Skënderbeun, duke folur në “Rubrika Sportive në RTSH, jep mendimin e tij dhe nuk është aspak shpresëdhënës për korçarët: “Skënderbeu pothuajse e ka fituar titullin, më pas, se çfarë vjen, nuk është në dorën e tyre. Për sa i përket hetimit nga UEFA, unë mendoj se Skënderbeu do të dënohet. Shpresojmë që të mos ketë dënim të rëndë. Është një dosje e madhe në dëm të Skënderbeut, ndaj dënimi është i pashmangshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *