Shaqiri: Dua të fitoj trofe me Liverpulin

Pas transferimit nga Stouk Siti te Liverpuli për 17 milionë dollarë, Xherdan Shaqiri zbulon ambiciet për aventurën me “Reds”. Pasi ka fituar trofeun e Champions me Bajernin e Mynihut dhe tre tituj kampion të Zvicrës me Bazelin, mesfushori nga Gjilani kërkon të tjerë trofe.

“Dua të fitoj tituj me Liverpulin. Ky është synimi im. E di çfarë nevojitet për të triumfuar, sepse kam fituar tre trofe brenda një sezoni te Bajerni dhe ishte një ndjesi e jashtëzakonshme”, tha Shaqiri.

Me transferimin në “Anfilld Roud” 26-vjeçari realizoi një ëndërr. Aty Shaqiri rigjen trajnerin Jurgen Klop, të cilin e kishte rival në Bundesliegën gjermane, ndërsa tani do të bashkohet edhe me yllin egjiptian, Mohamed Salah.

“Si lojtar dëshiron gjithmonë të luash në skenën e madhe të futbollit. Disa vite më parë ishte mundësia të vija në ‘Anfilld’, por kjo nuk u realizua. Salah e njoh pak nga periudha te Bazeli, kur ai erdhi në provë. U stërvitëm disa herë, por më pas unë u transferova te Bajerni. Edhe Klop e njoh nga koha e Bundesligës. Ai ishte një nga arsyet që erdha te Liverpuli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *