Sezon i çmendur, shifrat e Sitit janë të pabesueshme

34 – Mançester Siti po zhvillon një sezon të pabesueshëm dhe për ta vërtetuar këtë, mjafton të krahasosh një shifër: deri tani skuadra e Guardiolës ka fituar 34 ndeshje në të gjitha kompeticionet (41 të luajtura deri tani). Jemi ende në shkurt, ndërsa sezonin e shkuar në total Siti fitoi 33 ndeshje në 56!

13 – Sergio Aguero ka shënuar 14 gola në 11 ndeshje që ka luajtur në vitin 2018: 4 gola më shumë se çdo lojtar tjetër në 5 kampionatet kryesore në Europë.

19 – Është sezoni i Kevin De Brujnes, sepse belgu ka dhënë 19 asiste në të gjitha kompeticionet këtë sezon, 5 më shumë se çdo futbollist tjetër në Premier Ligë.

28 – David Silva ka luajtur në 28 ndeshje këtë sezon dhe nuk ka humbur ende. Askush si ai në 5 kampionatet e mëdhenj në Europë.

16 – Mançester Siti ka fituar 16 nga 21 ndeshjet e luajtura jashtë fushe këtë sezon. Vetë, PSG i barazon.

4-0 – Asnjë skuadër angleze nuk kishte fituar ndonjëherë në transfertë me 4 gola diferencë në fazën me eliminim direkt në Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *