“Sekreti im? E ndiej gjithmonë golin”

0

Golashënuesi kuqezi foli pas golit dhe parandjenjës për shënimin e dopietës së djeshme: Mes meje dhe Odise Roshit funksionon. Me Roshin kam një miqësi të mirë, ia dimë kualitetin njëri-tjetrit

Është golashënuesi i ri i kombëtares shqiptare. Kundër Turqisë bëri maksimumin, teksa me një dygolësh, gjunjëzoi në Antalia turqit, duke i dhuruar fitoren Shqipërisë. Shënoi i vetëm i golit në Europian doli para gazetarëve të RTSH-së, për të ndarë emocionet e tij pas golave në miqësoren e së hënës. Golashënuesi kuqezi foli pas golit dhe parandjenjës për shënimin e dopietës së djeshme. Lojtari i Legias tregoi besytnitë para takimit dhe zbuloi se gjithmonë futet në fushë me ndjenjën se mund të shënojë gol. “Në lojë hyj me besim për të shënuar dhe ndjej që mund të shënoj gol. Kur futem në fushë e përgatis ndeshjen sipas mënyrës time. Kam besim se do të shënoj gjithmonë. Është normale për një sulmues”, u shpreh Armando Sadiku.

Me Roshin – Sulmuesi foli edhe për mënyrën sesi ndihet në krahët e Odise Roshit. Sipas sulmuesit, mesfushori i djathtë është miqtë e tij brenda dhe jashtë fushe dhe me të, ndihet shumë mirë. “Mes meje dhe Odise Roshit funksionon. Me Roshin kam një miqësi të mirë, si brenda dhe jashtë fushe. Ia dimë kualitetin njëri-tjetrit. Roshi ka një veti që është i shpejtë dhe kërkon të driblojë mbrojtësin e tij. Unë e di lojën dhe i shkoj pas tij e mbrojtësve, që të marr mundësinë për të shënuar gol, sepse Odiseja po dribloi do të më kërkojë mua të më japë topin. Jam shumë i lumtur që në ekipin kombëtar kam lojtarë si Roshi e Grezda, që mund të më japin topa, që unë t’i kthej në gol”, përfundoi bomberi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image