Sarri kundër rrymës: Anti-VAR, anti-Botëror! Një ndeshje klub-kombëtare? Ja kush fiton!

0

Mauricio Sarri është ndër të paktët aktorë të futbollit, i cili është kundër VAR-it. Trajneri i Çelsit sulmoi teknologjinë pas ndeshjes së humbur në Kupën e Ligës kundër Totenhemit, ndërsa ka përsëritur të njëjtën gjë.

Italiani ka folur përpara ndeshjes kundër Njukasëllit në kampionat, duke shpjeguar faktin se pse është kundër VAR-it, ndërsa zbulon një detaj gati të pabesueshëm për Botërorin Rusi 2018. Ndeshjet e kombëtareve nuk i pëlqejnë, ndërsa një takim i mundshëm midis një klubi të madh dhe një kombëtareje, do të mbyllej padyshim me fitoren e… klubit!

TEKNOLOGJIA – “Problemi nuk janë arbitrat, të cilët nuk janë gati për përdorimin e VAR-it. Nga njëra anë është normale, sepse është hera e parë që përdoret në Angli, kështu që ka nevojë për kohë. Kam qenë gjithmonë kundër VAR-it. Këtë gjë e mendoj prej kohësh dhe kështu po rrezikojmë atmosferën në stadiume. Dikush shënon gol, por duhet të presë 30 sekonda përpara se të festojë. Kjo është diçka negative për tifozët dhe atmosferën në stadium.”

PRAPASKENA – “Nuk mund të jap një opinion për aplikimin e VAR-it në Botërorin Rusi 2018, sepse nuk kam parë asnjë ndeshje të kompeticionit. Nuk kishte asgjë për të mësuar nga ata ndeshje. Nuk më pëlqen të shoh ndeshjet e kombëtareve. Një ndeshje midis një klubi të madh dhe një kombëtareje? Mendoj se klubi do të fitonte lehtësisht. Një skuadër që luan dhe stërvitet çdo ditë është padyshim më e fortë se një tjetër, që ribashkohet vetëm 30 ditë përpara ndeshjeve.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.