Mbyllet miqësorja në Rrogozhinë, Egnatia tregon forcën me Albpetrolin

Për skuadrën e Egnatias ka rezultuar pozitive miqësorja e parë për vitin 2019. Me rezultatin e thellë 4-0 ka fituar me Albpetrolin, 3-0 pjesa e parë, një ndeshje ku skuadra e drejtuar nga Bledar Sinella e ka dominuar tërësisht në të dyja pjesët. Përpos humbjes, trajneri Elidon Demiri i Albpetrolit deklaroi për SportEkspres.com, se skuadra e tij ende nuk e ka gjetur veten pas pushimeve dimërore.

“Miqësorja me Egnatian na shërbeu për të parë realisht gjendjen e skuadrës, por më shumë tregoi se pjesa më e madhe e lojtarëve ende nuk e ka gjetur formën pas pushimeve të fundvitit”. Ndërkohë që për trajnerin Bledar Sinella të Egnatias, kjo ishte një provë e mirë për të dhe skuadrën. “Një ndeshje e mirë në përgjithësi, edhe pse pati disa mangësi, por që i shoh pa problem për vazhdimësinë”, kështu theksoi Sinella pas ndeshjes për SportEkspres.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online