Sadiku: Nuk kam votuar për kapitenin, uroj të kthehemi në Shqipëri si një vit më parë

0

Një vit më parë ishte njeriu i ndeshjes me dy gola, por Armando Sadiku këtë ndeshje do ta ndjekë nga shkallët e stadiumit. Në një prononcim për “Supersport”, sulmuesi ka folur për pritshmëritë që ka për ndeshjen me Izraelin, por dhe për fazën e rikuperimit, ku synon që të thyej rekord me një rikthim të shpejtë.

“Është e vërtetë që kanë munguar golat. E kemi treguar vetën se ne dimë të shfrytëzojmë rastet që na krijohen. Kemi kontrolluar lojra ndaj ekipeve shumë të forta. Kemi shumë prurje të reja në ekip dhe nuk ka qenë e lehtë për sulmuesit që të krijojnë shumë raste. E ka vuajtur e gjithë skuadra mungesën e  golave”.

“Uroj që të shënojë Balaj. E takova para se të vinim këtu. I urova shumë që të shënojë. Uroj që të shënojë dhe të marrim fitoren sot”.

“Rikuperimi po shkon shumë mirë, jam në muajin e tretë jam shumë i kënaqur. Doktori më ka dhënë lejen që të vijoj me vrapimet. Jam i kënaqur dhe uroj të kthehem sa më parë. Uroj që të kthehem me një rekord, jo pas 6 muajsh. Besoj se në dhjetor do të jem me ekipin dhe më pas do të shohim në janar që të luaj dhe në mars të jem në 100% të formës”.

Për RTSH Sport tregoi se nuk i është marrë mendimi për shiritin e kapiteni.

“Ishte një atmosferë e mirë, janë stërvitur mirë dhe janë gati për sot. Do të jenë në 100% sot. Uroj që siç u larguam një vit më parë të kthehemi në të njëjtën rrugë.

“Vota për kapiten? Jo, duke qenë se isha i dëmtuar dhe do jem për një kohë të gjatë nuk më kanë pyetur për kapitenin. Nuk ka shumë rëndësi, e rëndësishme është që të lëmë pas krahëve këtë situatë ku jemi dhe të arrijmë tek fitorja”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.