Khabib gjen kundërshtarin, tani e ka radhën një legjendë e pamposhtur

Khabib Nurmagomedov po mendon për kundërshtarin e radhës. Së fundmi kampioni i peshave të lehta në “UFC” i ka çuar një mesazh boksierit Fllojd Mejuedhër. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga një mik i Mejuadhër.

“Hej, hajde Fllojd, duhet të luftojmë tani. 50 fitore 0 humbje kundër 27 fitore 0 humbje, dy burra që nuk humbin kurrë. Në xhungël ka vetëm një mbret, që jam unë, sepse ai nuk e uli përtokë MekGregorin, ndërsa unë po”, tha Khabib me shaka.

Një duel në ring midis boksierit amerikan dhe luftëtarit rus mund të duket i pamundur në plan të parë, por një përballje midis tyre do sillte një interes të jashtëzakonshëm e kësisoj shumë para për të dy ata. Në fillim shumë vetë qeshën kur dëgjuan se MekGregor do ndeshej ndaj Mejuedhër në ring, ndaj kësaj radhe nuk do ishte aspak çudi sikur ky duel të zyrtarizohej.

https://www.instagram.com/p/Bo5TdCrn3Vo/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online