Sadiku kthehet në fushë pa lënë gjurmë, e ardhmja mister

Armando Sadiku kishte javë që nuk dukej as në fushë e as në stol për Levanten, por sot, në ndeshjen e fundit të sezonit në Vigo, sulmuesi kuqezi gjeti papritur formacionin.

Një orë lojë, aspak mbresëlënëse për shqiptarin, që u zëvendësua nga Pacini, ndërsa Selta fitoi lehtësisht 4-2.

Gjashtë muaj në Spanjë, asnjë gol i shënuar, një dëmtim serioz dhe në konkluzion, transferim i dështuar. E ardhmja e Sadikut është mister, në Valencia nuk është se e duan më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *