Rud Gulit: Ja çfarë i duhet Milanit, kam besim te zgjedhjet e Maldinit

0

Rud Gulit është një nga emrat më të dashur të tifozëve të “djallit”. Ish-gjiganti i mesfushës së Milanit legjendar të viteve ’90 ka folur në lidhje me situatën që po kalojnë kuqezinjtë.

Me Paolo Maldinin ka luajtur e fituar në një ekip dhe e njeh mirë se çfarë mund të bëjë. Holandezi vë theksin te paratë dhe goditjet e duhura në merkato. Periudha e vështirë duhet hedhur pas dhe Gulit ka besim të plotë që drejtuesit e rinj do arrijnë ta rikthejnë Milanin aty ku i takon.

Milani ka vuajtur vitet e fundit dhe nuk arriti të rikthehet në Champions Ligë. Besoj te puna e Paolos dhe shpresoj që të bëjnë mirë sezonin e ardhshëm. Nevojiten para, pasi falë tyre mund të blesh lojtarë cilësorë. I kanë shpenzuar edhe vitet e kaluara, por nuk kanë arritur të marrin lojtarët e nevojshëm për Milanin”, përfundon Rud Gulit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.