Rrumbullaku: Duhet të gabojmë sa më pak, na kanë mërzitur këto dy humbje

Simo rrumbullaku i mungon Kukësit që në ndeshjen e javës së dytë me Flamurtarin. Mbrojtësi Gjirokastrit është i gatshëm pas 7 javësh, për takimin me Kastriotin dhe sot ishte në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Armando Cungu.

DËMTIMI – “Menduam se ishte një dëmtim i lehtë, por nuk ishte i tillë. Ishte një të çarë në kupën e gjurit. Ishte pak e vështirë që të mbyllej plaga, por tani jam rikuperuar plotësisht. Besoj se ky pushimi më bëri mirë, pasi u afrova dhe me grupin dhe jam gati për ndeshjen e  radhës. E di trajneri nëse do të luaj apo jo”.

MUNGESA – “Ne jemi profesionistë. Të gjithë duam të luajmë dhe të ndihmojmë ekipin. Kështu e ka futbolli. Duhet të rikthehemi më të fortë”.

SKIUADRA – “Kukësi e ka cilësinë, ka lojtarë që bëjnë diferencën. Në dy ndeshjet e fundit besoj se na ka munguar fati, pasi kemi prodhuar raste. Ekipi është paraqitur mire. Gabimet ndodhin, por ne duhet të gabojmë sa më pak për të arritur qëllimin tonë”.

NDESHJA E RADHËS – “Futbolli ka treguar se nuk ka ekipe të lehta. Duhet të marrim maksimumin. Skuadra është përgatitur mirë. Duhet të jemi të vëmendshëm që nga fillimi. Presion ka futbolli, nuk  shmangim. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Tani kemi para takimin me Kastriotin, të bëjmë më të mirën tonë dhe ta marrim maksimumin”.

RIVALËT – “Kukësi është më lart se të gjithë. Partizani ka grup, jo se ka prodhuar ndonjë lojë, por ka treguar se është një ekip kompakt dhe shënon rastet që i krijohen. Nuk mund ta harrojmë dhe Skënderbeun që është një ekip me emër”.

TITULLI – “Rruga është shumë e gjatë. Na mërzisin këto dy ndeshje, por duhet të bëhemi më të fortë dhe të punojmë akoma dhe më shumë”.

MOTIVIMI – “Motivi më i madh është stërvitja. Kemi punuar shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *