Ronaldo në udhëkryq, e ëma i këshillon Anglinë

Triumfi i Realit në Champions League duket se e ka qenë fundi perfekt i karrierës madrilene për Kristiano Ronaldon, i cili deklaroi se ia kishte kaluar bukur në Madrid dhe se pas pak ditësh do të flasë për të ardhmen e tij.

PSG është gati të bëjë çmenduri, por edhe Mançester Junajtid do ta mirëpriste, sepse financiarisht është shumë i fuqishëm.

Në një intervistë për një televizion francez, benzinë zjarrit i ka e hedhur edhe mamaja e Kristianos, Dolores Aveiro, e cila ka një lidhje shumë të fortë me CR7 dhe natyrisht ka një ndikim në vendimet e tij.

“Më pëlqen Parisi, vij shpesh. Për herë të fundit isha kur Ronaldo fitoi Topin e Artë.

“Ta bind Kristianon të firmosë për PSG-në? Të jem e sinqertë, nuk do mërzitesha po të vinte te PSG, por do preferoja të kthehej te Mançester Junajtid”.

Mesazh që ndoshta nuk ka asnjë vlerë, por ndërkohë në Mançester janë shtuar fansat e nënës së Kristianos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *