Roma nervoze, Monçi: Italia të ngrejë zërin për këta arbitra!

0

Roma doli me kokën lart nga Liga e Kampioneve, por ndërkohë ka hapësirë edhe për polemika në lidhje me gjykimin. Më i ashpri është në fakt një spanjoll, drejtori sportiv i Romës, Monçi, i cili pas ndeshjes shpërtheu: “Komplimente Liverpulit për finalen, por është koha që futbolli italian të ngrejë zërin. Nuk është normale ajo që ndodhi”. Kështu u shpreh Monçi për Premium Sport pas ndeshjes, duke komentuar episodet arbitrale, që edhe një herë dëmtuan skuadrat italiane në kupat e Europës.

“Në vajtje pësuam një gol në pozicion jashtë loje, sot nuk na dhanë dy penallti neto. Edhe Juventusi u dëmtua në Europë: ky është momenti për të folur hapur dhe për të ngritur zërin. Kështu është e kotë të vazhdojmë, e meritonim ne të shkonim në finale”.

GJYSMËFINALE E SHTREMBËRUAR? – “Pa gabimet e arbitrave gjithçka do ishte ndryshe – vijon Monçi, i irrituar. – Pësuam një gol të parregullt në vajtje, këtu kishte jo vetëm dy penallti, por edhe një karton të kuq për Liverpulin. Futbolli italian nuk mund të vazhdojë kështu”.

VAR – “Monçi sulmon ashpër UEFA-n: “Jam spanjoll, por mendoj se futbolli italian duhet të reagojë ashpër. Nuk e kuptoj pse VAR-i nuk futet në kompeticionin më të rëndësishëm në botë për klube. Ndonjëherë gabon edhe VAR-i, por shumë më pak dhe do të kishte rregulluar shumë gjëra në përballjet me Liverpulin. Lojtarët ishin të zemëruar pas ndeshjes, luajtëm një pjesë të dytë të madhe. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të futet VAR-i në përdorim, kemi nevojë urgjente”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.