Rikthim në Beograd, Hysaj sërish kundër serbëve!

0

E kush e ka harruar atë natë të madhe të 14 tetorit të vitit 2014, kur Kombëtarja e Shqipërisë zbriste në Beograd për të zhvilluar një takim kualifikues për në Europianin e Francës. Sfida u ndërpre në mes, pasi tifozeria vendase nuk mundi që të kontrollonte emocionet në momentet kur në fushën u shfaq një flamur shqiptar, i cili përmbante disa simbole të vendit tonë.

Djemtë kuqezi rrezikuan dhe jetën në atë ndeshje ku pati dhe përleshje mes disa nga futbollistë dhe tifozëve vendas. Sot, gati 4 vite më vonë, një nga ata futbollistë që atë natë ishin në fushë do të zbresë sërish në të njëjtin stadium. Elseid Hysaj dhe Napoli i tij do të sfidojnë Cervena Zvezdën, në ndeshjen e parë në grupin B të Champions League.

Për Shkodranin do të jetë një rikthim në atë stadium ku normalisht nuk mund të thuhet se ka kujtime të mira. Do të jetë një mbrëmje e vështirë për mbrojtësin kuqezi, i cili gjatë ndeshjes sigurisht që do të ketë dhe ngacmime nga tifozeria vendase, e cila njihet si një nga më të zjarrtat në Ballkan. Nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë për Hysajn.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.