Reja po fliste gjatë konferencës, Sadikun e përjashtojnë edhe nga lista në Spanjë

0

Levante ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e ardhshme në kampionatin spanjoll. Vihet re sërish mungesa e emrit të Armando Sadikut, i cili lihet për herë të 3-të jashtë nga spanjollët duke marrë sinjalin e qartë se nuk është pjesë e projektit të klubit.

Kjo është lista e dytë nga e cila sulmuesi shqiptar nuk preferohet, pasi emri i tij nuk gjendej as në lojtarët që trajneri Reja ka thirrur për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares për Kualifikueset e Euro 2020. Me sa duket, Sadiku nuk po arrin të gjejë formën e tij pas atij dëmtimi që e la jashtë fushe për një kohë të gjatë. Sulmuesi duhet të mendojë seriozisht largimin e tij nga ekipi spanjoll në mënyrë që të ketë më tepër hapësira si dhe të sigurojë sërish vendin e tij në Kombëtare./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.