Reali “kopsit” blerjen e talentit të Santosit, shpenzimet i çmendur për një 17-vjeçar

Në futbollin aktual gara për të blerë lojtarë cilësorë është bërë shumë e rrezikshme dhe çmimet po kapin nivele absurde, ndaj klubet e mëdhenj mundohen të lëvizin sa më shpejt, për të siguruar talente pa nisur ankandi.

Këtë gjë po bën edhe Reali, që ka blerë për 45 milionë euro talentin e Flamengos Vinisius, i cili në korrik mbush 18 vjeç, ndërsa tani po mbyll blerjen e sulmuesit tjetër të talentuar të Serisë A braziliane, Rodrigo.

Vetem 17 vjeç, talenti i Santosit ka mahnitur jetë vit dhe Reali ka dërguar zyrtarët e vet në Brazil për të mbyllur gjithçka.

45 milionë euro është oferta për Santosin, që kërkon 50, për faktin se aq është klauzola e prishjes së kontratës së lojtarit dhe kështu klubi do të ishte i qetë përballë tifozëve. Jo vetëm kaq, sepse Santos kërkon të arkëtojë 40 milionë euro, duke qenë se 20% e kartonit i përket Rodrigos dhe agjentëve të tij.

Për vetë sulmuesin janë gati 4 milionë euro në vit, shifër e çmendur për moshën e tij. Deri në janar 2018, kur të mbushë 18 vjeç, Rodrigo është i Santosit, por Reali praktikisht po mbyll gjithçka që në qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *