“Rashicën tani e kanë frikë, ai është çelësi i Verderit tim!”

0

Trajneri i Verder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka folur për Bild sa i takon sezonit ri në Bundesliga. Më tepër, tekniku 36-vjeçar u ndalua te sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica. Dardani bëri një sezon të shkëlqyer, duke shënuar 8 gola dhe duke asistuar 4 herë në kampionatin gjerman.

Kohfeldt pranoi se Rashica është përmirësuar tepër dhe se është pikërisht ylli shqiptar lojtari i tij më i rëndësishëm: “Kur Rashica merr topin, tani lojtarët kundërshtarë e kanë frikë. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për Verderin tim, pasi ai merr me vete dy futbollistë dhe kjo gjë i shërben skuadrës.

Për mua, ai është i vlefshëm sa një gol në fushën e lojës. Në sezonin e ri, uroj që të përsërisë gjysmën e dytë të sezonit të shkuar. Maks Kruze? Do ta ndërtoj ekipin rreth Rashicës, ai është çelësi i Verderit tim”, përfundoi trajneri.

Kohfeldt, trajneri i Verder Bremen

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.