Rafael Nadal, për herë të dhjetë mbret në “Roland Garros”

0

I paarritshëm Rafael Nadal: spanjolli merr titullin e tij të dhjetë në Roland Garros duke mundur në finale 3-0 (6-2, 6-3, 6-1) Stan Vavrinkën për dy orë e pesë minuta.

Impresionuese ecja e Rafës në këtë edicion të turnout parizien në tenisin botëror ku nuk ka humbur qoftë dhe një set të vetëm. Zvicerani, kampioni i Roland Garros më 2015-ën, ka ofruar pak rezistencë. Nadal kalon gjithçka pa shumë pengesa.

Që nga 2005, viti i parë që ka dalë fitues në Paris, Nadal nuk e ka fituar këtë turne të madh të tenisit botëror vetëm më 2009-ën, 2015-ën dhe 2016-ën.

Në këtë sezon, 31-vjeçari nga Manakor ka humbur vetëm në raundin e çerekfinaleve të Romës ndaj austriakut Tiem duke e mundur më pas për herë të dhjetë në Montekarlo dhe Barcelona.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here