PSG ëndërron gjigandin e portës, UEFA rrezikon t’i prishë planet

Ylli i Mançester Junajtid, David De Gea është shndërruar në prioritetin e Paris Seint Zhermen. Gjatë së dielës, “Djajtë e Kuq” u shfaqën të hapur, për ta shitur portierin 28-vjeçar, për një shifër të barazvlefshme me 85 milionë euro.

Në garën për De Gean është edhe Juventusi. Duke vlerësuar konkurrencën e kampionëve të Italisë, drejtuesit e PSG janë të gatshëm ta bëjnë portierin më të paguar në botë. Spanjolli nuk ka treguar shenja se është gati të rinovojë marrëveshjen në “Olld Traford”, ndërsa te Junantid janë gati ti shtojnë edhe një vit në kontratë.

Në situatën e krijuar, anglezët po mendojnë që të përfitojnë maksimalisht nga shitja e portierit, i cili vlerësohet edhe si lojtari më i vlefshëm në merkato në skuadrën e Zhoze Murinjos. Problemi i vetëm lidhet me destinacionin e De Geas, sepse Paris Seint Zhermen po përballet me betejën me UEFA-n, rreth “Fair Play Financiar”.

Në kryeqytetin francez, portieri do të përfitonte mbi 350 mijë euro pagë javore. Megjithatë, për të siguruar financat e nevojshme për operacionin, te PSG duhet të shesin një prej yjeve të ekipit: Nejmar ose Kilian Mbape. E ndërsa talenti francez ka statusin e të privilegjuarit, largimi i mundshëm mund të jetë ai i sulmuesit brazilian, për të cilin interesohet Reali i Madridit, që synon të afrojë një yll pas ecurisë zhgënjyese në këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *